Së shpejti, Pirro Çako do të rikthehet me një projekt të ri muzikor. Ky lajm u bë i ditur në emisionin “Soiree”, ku ishin të ftuar edhe grupi i njohur Revolt Klan i përbërë nga Febi Shkurti dhe Bruno Pollogati. Ky i fundit ka treguar se shumë shpejt do të vijë me një këngë të re.
Ai ka treguar se do të bashkëpunojë me Pirro Çakon dhe shumë shpejt do të vijë kënga e tyre, ndonëse nuk ka treguar detaje të tjera.
Kujtojmë se disa ditë më parë u zbulua se kantautori Pirro Çako u bë baba për herë të dytë. Lajmin e bëri të ditur “Bordo” dhe u mësua se Pirro ishte bërë sërish baba i një djali, që është pagëzuar me emrin Amadeus.
Ky lajm i surprizoi të gjithë, sepse kantautori shfaqet shumë rrallë në intervista dhe nuk preferon të flasë në lidhje me jetën e tij private. Dy vite më parë u bë i ditur lajmi se Pirro kishte nisur një romamcë me një bjonde të re në moshë, por identiteti i saj nuk u bë kurrë i ditur. Mirëpo “Panorama” ka mësuar se cila është “gruaja e hekurt”, që i bëri një dhuratë kaq të madhe Pirros dhe bëri të ndryshojë mendim për jetën.
Pirro ishte shprehur më herët se nuk kishte plane për një fëmijë tjetër pas Anthony-t, por me nisjen e romancës së re gjithçka ka ndryshuar në jetën e tij. Është mësuar se partnerja e kantatutorit punon si kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend dhe është gati 20 vite më e re se ai. Vitin e shkuar çifti u fotografuan nga paparaci i gazetës “Panorma”, teksa po shëtisnin së bashku në ish-Bllok pas daljes nga karantina. Ata të dy ishin veshur shumë thjesht dhe të gjithëve ju ra në sy fakti se dukeshin shumë bukur bashkë si çift.