“Jo po këta të Shqipërisë janë ashtu”, Tayna: Shqiptarët më kanë përkrahur se…

Reperja nga Kosova, Tayna ka reaguar ndaj deklaratave të disa personazheve publikë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, lidhur me “ndasitë” që po bëhen kohët e fundit në rrjetet sociale mes shqiptarëve.

Tayna thekson se këto debate janë të pavlera dhe se sipas saj, njerëz pozitivë dhe negativë ekzistojnë kudo, pavarësisht vendit.

Ajo shpreh mirënjohjen e saj për mbështetjen që ka marrë nga shqiptarët e Shqipërisë gjatë disa prej momenteve më të vështira të karrierës së saj, ku tregon se i janë gjendur gjithmonë pranë.

“Jo po femrat janë bërë kështu, jo po djemtë ashtu, jo po këta të Shqipërisë janë ashtu, jo po ne… a do t’i lëmë këto ndarje? Një person i mirë është i mirë, i keqi është i keq, pavarësisht të tjerave. Madje, meqë ra fjala, fytyrat publike në Shqipëri më kanë përkrahur më shumë në momentet e vështira si një artiste shqiptare nga Kosova. Kaq”, – ka shkruar reperja në një postim në Threads.


Shtuar 30.08.2024 18:37