Që me hyrjen e tij në “Big Brother VIP”, Donald Veshaj është kthyer në një ndër personazhet e shoëbizit më të përfolur. Fillimisht me Bora Zemanin dhe takimin e tyre romantik që emocionuan një publik të tërë, e së fundmi me afrimitetin me Beatrixin dhe skenat intime që nuk po priten fort mirë nga publiku.
Mbrëmjen e djeshme, banorët janë ndarë në çifte dhe më pas u është dashur që t’u përgjigjen disa pyetjeve pikante. Nëse zgjidhnin që të mos përgjigjeshin, atëherë do të pinin.
Siç pritet, një ndër çiftet ishte Donaldi me Beatrixin dhe banorët e tjerë kanë patur dyshimet e tyre se si ka shkuar takimi.
Beniada e përshkruan kështu:
“Kanë ardh ato pyetjet pak më pikante, Donaldi i ka thënë Beatrixit të pëlqej. Donaldi është çuar e ka puthur dhe nga emocionieet janë hedhur në pishinë”./albe.com/
Në të vërtetë lojë e Beatrixit dhe Donaldi ishte mjaft pikante, dhe jo për pyetjet, por për përgjigjet.
Pjesë nga biseda:
Donaldi: Trego emrin e djalit ose vajzës për të cilin ke fantazuar Brenda shtëpisë.
Beatrix: Mundt ë kem patur nja dy…
Donaldi: Hë thuaje. Çfarëdolloj gjëje që të jetë, kushdo që të jetë.
Në këtë moment Beatrix i jep dorën Donaldit, duke nënkuptuar se është ai për të cilin ajo ka fantazuar.
Donaldi bëri të njëjtin veprim kur Beatrix e pyeti se cili ishte personi që e tërheq më shumë seksualisht, duke e shprehur hapur se ishte ajo e madje i tha se ka trup shumë të bukur.
Pas kësaj ata janë larë sërish në dush së bashku duke u shfaqur gjithnjë e më të afërt.