Blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani kohët e fundit ka qenë shumë e komentuar për jetën e saj private. Kjo pasi, pas festës së ditëlindjes të Arminës, u dyshua se blogerja po kalonte një krizë në çift me Shkëlzen Berishën.
Ky i fundit nuk i bëri asnjë urim publik partneres, siç ka bërë çdo vit dhe për më tepër Armina nuk tregoi nëse ai i kishte bërë apo jo ndonjë dhuratë. Kështu menjëherë lindën dyshimet se ata po kalonin një moment të vështirë në marrëdhënie e se mund të kishin shkuar edhe drejt ndarjes.
Të lidhura
None found
Ajo ka vendosur zyrtarisht të thyejë heshtjen duke ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram. Armina ka konfirmuar më gojën e saj që këto lajme që qarkullojnë lart e poshtë janë të rreme pasi ajo dhe Shkëlzeni janë bashkë dhe shumë të lumtur madje.
“Jeni ndarë më Shkëlzenin sepse kështu aludohet në media?”, e ka pyetur ndjekësi/ja.
“Fake news, jemi bashkë dhe jemi të lumtur”, ka shkruar Armina krahas fotos me dashurinë e saj.
