Vajza e Ilir Shaqirit, Emily Shaqiri i është bashkuar skenës së “Dance Albania” mbrëmjen e djeshme. Teksa Emily këndoi këngën e saj “Va tutto bene”, një dedikim për të atin, ky i fundit e shoqëroi me kërcim dhe dhuruan një performancë magjike dhe emocionuese në skenën. Në fund të tij, babë e bijë e mbyllën me hapat e tyre së bashku dhe një përqafim, ndërsa Iliri shprehu edhe emocionet e forta.
View this post on Instagram
Ilir Shaqiri: Jam gjallë. Jam shtrydhur nga emocionet sepse atë që doja, e përjetova. Faleminderit të gjithëve.
Alketa Vejsiu: Këtë këngë e ke shkruar për babanë tënd, apo jo?
Ilir Shaqiri: Po, e ka shkruar kur isha brenda shtëpisë. Është një këngë që sa herë e dëgjoj, mua më ikën petlla.
Alketa Vejsiu: Ua, çfarë thua more Ilir?
Ilir Shaqiri: Më ikën truri skiç, e përjetoj çdo herë që e dëgjoj në të njëjtën mënyrë, në të njëjtën frekuencë dhe më godet vetëm në zemër.
Teksa i shprehu dashurinë të atit dhe tha fjalët më të bukura për Shqipërinë, ajo zbuloi se do të jetë protagoniste e një seriali në Netflix shumë shpejt dhe se do të aktrojë po ashtu në një film italo-shqiptar.