‘Jam në shok, kujdes me nishanet’, mesazhi i parë i Sarah Ferguson pasi u diagnostikua me kancer të lëkurës

E tronditur, por me humor të mirë, Sarah Ferguson tha në deklaratën e saj të parë publike që nga njoftimi se ishte diagnostikuar me kancer të lëkurës, aventura e dytë e tillë shëndetësore në një vit, pasi verën e kaluar ajo u diagnostikua me kancer gjiri dhe iu nënshtrua një mastektomie.

Në postimin e saj, Ferguson thotë se është “mirënjohëse” për mesazhet e dashurisë dhe mbështetjes që ka marrë, ndërsa me rastin e përvojës së saj ajo thekson “rëndësinë e kontrollit të madhësisë, formës, ngjyrës dhe strukturës së çdo nishani të ri që mund të jetë një shenjë e melanomës.’

“Po pushoj në shtëpi me familjen time dhe ndihem e bekuar për dashurinë dhe mbështetjen e tyre”, ka përfunduar në postimin e saj Sarah Ferguson, e cila ka falënderuar edhe stafin e klinikës që është marrë me problemin e saj shëndetësor.

Postimi i plotë nga Sarah Ferguson

“Kam marrë pak kohë për veten time pasi u diagnostikova me melanoma malinje, një formë e kancerit të lëkurës, diagnoza ime e dytë e kancerit brenda një viti, pasi u diagnostikova me kancer gjiri në verë dhe bëra një mastektomi dhe një operacion rindërtues. Falë vigjilencës së dermatologut tim, melanoma u kap herët.

 

 


Shtuar 22.01.2024 13:13