“Jam e lumtur!”, Zhaklin Lekatari flet për herë të parë për lidhjen me milionerin

Disa muaj më parë ekspertja e seksit, Zhaklin Lekatari është kapur “mat” teksa puthet në varkë me gjasë me partnerin e saj. Bëhet fjalë për Gjergj Skëndo(Skëndaj).

Skëndo është menaxheri i një rrjeti baresh të njohura në Tiranë, pronari i NRG radio dhe djali i Marsel Skëndos. Ai nuk është emër i panjohur në media pasi njihet për posedimet pasurore.

E ftuar së fundmi në “Natën me Aulonën”. e pyetur rreth marrëdhënies së saj me Gjergjin, Zhaku nuk ka pranuar të jap detaje, por me buzëqeshjen vesh më vesh ka thënë: Jam e lumtur.

Gjergji është i njohur edhe për shkak të lidhjes së tij me ish-banoren e Big Brother 2, Aida Troka.

Në verën e vitit 2009 çifti ishte kryefjalë e mediave rozë. Asokohe Gjergji dhe Aida frekuentonin vilat luksoze të biznesmenit për t’iu fshehur sadopak syve të kureshtarëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MCN TV (@mcntv.al)

 


Shtuar 18.10.2023 12:52