Ori Nebiaj është një ndër moderatoret më të të dashura dhe të suksesshme në Shqipëri.
Ajo së fundmi, është moderatore e sezonit të ri të emisionit të dashurisë ‘Përputhen’.
Në fillim të emisionit, ajo deklaroi se ishte e dashuruar, por nuk la vend për të menduar më shumë duke shtuar se “është e dashuruar me faktin që këtu në këtë studio do të jem kupidi i ndjenjave, emocioneve, dashurisë”.
Gjithashtu si opinionist i programit do të jetë si përherë Arjan Konomi dhe emisionit i është shtuar edhe Neda Ballukun, që do të ndihmojë vajzat dhe djemtë konkurrentë, të përputhen.