Iu shfaq puthja me Donaldin në emisionin e saj, si reagon Bora Zemani kur e sheh (VIDEO)

Në puntatën e djeshme në Për’puthen, pamë për herë të parë reagimin që ka Bora Zemani kur sheh puthjen më të famshme të momentit. Puthjen e saj me Donald Veshaj në Big Brother.

Emisioni filloi menjëherë me këtë temë dhe në ekran u shfaq momenti romantik. Shkëlqimi në fytyrën e Bora Zemanit ishte mjaft i qartë. Moderatores i qeshnin instktishivsht sytë dhe buzët edhe pse u shpreh se nuk është e qartë për asgjë.

Arjan Konomi, filloi të ngacmonte Borën pas puthjes që dhanë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

BORA: Ishin shumë emocione të bukura realisht. Ka qenë fundi i javës shumë emocionues, ajo dalja në Big Brother, ku u përcollën mesazhe të forta dashurie e nuk është e rëndësishme që këto mesazhe të jenë vetëm për partnerin, por dhe për shoqen e ngushtë. Në fakt, megjithëse u bë historia publike, po ndaj diçka tjetër.

Mua nuk mu mbyll e premtja aty. Gjatë bisedës me Semin përmendëm shoqen tonë tjetër të ngushtë Aulona, e cila po priste bebin të vinte gjatë kësaj jave. Nga emocionet e forta i filluan dhimbjet e lindjes që atë natë dhe atë mbrëmje isha me të.

Arjani më pas filloi ta pyeste se a ishte ky një pajtim dhe Bora tha se ka shumë pikëpyetje.

BORA: Kam shumë pikëpyetje. Nuk di as vetë o Arjan se ç’ndodhi! Deri diku e prisja që do ngacmohesha, lidhur me këtë pjesë, por nuk e mendoja kurrë që do arrinte në atë pikë. Mos më ngacmo akoma, se nuk i kam shumë përgjigje. /albeu.com/


Shtuar 26.10.2021 09:53