Aktorja Eni Jani Fuga lajmëroi vetëm 2 ditë më parë se bashkëshorti i saj, Genci Fuga po kalon një periudhë të vështirë si pasojë e një goditje ne tru.
Mësohet se sot aktori është në gjendje shëndetësore të qëndrueshme, por ende kritike pas operacionit që iu nënshtrua të shtunën në mbrëmje. Mjekët e spitalit Amerika po monitorojnë ecurinë e tij të paktën derisa të kalojnë 48 orë nga ndërhyrja që cilësohen edhe orët më të rrezikshme thonë miqtë e tij.
Genc Fuga pëson goditje në tru, kryen ndërhyrje të menjëhershme në spitalin Amerikan.
Apelit për ndihmë nga bashkëshortja, aktroja Eni Fuga iu bashkuan me dhjetra studentë dhe kolegë të Fugës, emra të njohur të ekranit. Kjo siguroi mbledhjen e fondeve për kurimin e aktorit në një kohë rekord./albeu.com/