“Isha 15-vjeç”, Nevina Shtylla rrëfen emocionet e ngjitjes për herë të parë në skenë

Moderatorja Nevina Shtylla është shumë aktive në rrjete sociale, ku realizon shpesh biseda virtuale me ndjekësit, siç ka bërë dhe së fundmi. Një ndër ta e ka pyetur si është ndjerë në momentin e parë që ka dalë para kamerave dhe moderatorja ka folur hapur.

Ajo ka treguar se ka qenë vetëm 15-vjeç dhe ka pasur emocione shumë të forta. Nevina ka shtuar se që atëherë i është dashur të punojë shumë.

“Shumë emocione. Rrahje të forta zemre. Dhe sigurisht që ajo çfarë thashë ishte tjetër për tjetër nga ajo çfarë kisha planifikuar fillimisht të thoja.

Kam qenë 15 vjeç dhe që atëherë më është dashur të punoj shumë, të dështoj e të provoj sërish, që të fitoj qetësinë që kam sot në skenë. Edhe pse emocionet janë më lehtësisht të kontrollueshme tani, ka ende vend për përmirësim”, ka treguar moderatorja.


Shtuar 21.08.2021 14:55