Ish-konkurrenti i “Perputhen” plas bombën: Prej dy vitesh i martuar dhe shumë shpejt baba (VIDEO)

Formati i dashurisë “Për’puthen” po vazhdon të komentohet shumë edhe pas përfundimit të sezonit të tij të dytë. Nuk kanë munguar thashethemet dhe as skandalet që i kanë shoqëruar konkurrentët e këtij programi.

Nëse e mbani mend, Lulzim Jashari ishte një ndër meshkujt pjesëmarrës të sezonit të parë të “Për’puthen”, i cili më pas u pa dhe në një format të ngjashëm në Kosovë, në “It’s my love”.

Së fundmi, ish-konkurrenti ka plasur ‘’Bombën’’ duke zbuluar se prej 2 vitesh është në lidhje dashurie dhe prej 7 muajsh janë në pritje të fëmijës së parë. Ky lajm u bë i ditur në emsionin “n’Kosovë show”, ku bashkëshortja e tij u fut në studio dhe surprizoi të gjithë publikun mbarë.

Ajo që mori më së shumti vëmendje ishte deklarata e tij se produksioni ishte në dijeni se ai ishte në lidhje e më pas edhe i martuar.


Shtuar 28.06.2021 14:19