Irma Libohova vazhdon të mbetet nga nga këngëtaret e preferuara për publikun shqiptar. Ajo numëron sa e sa pjesëmarrje në festivale, çmime, vlerësime kombëtare e ndërkombëtare.
Por është një event i rëndësishëm, në të cilin zëri i saj brilant mungonte prej 18 vitesh: “Kënga Magjike”.
Irma ka qenë pjesëmarrëse në edicionin e parë në vitin 1999, dhe triumfuese në dy edicione të tjera. Përkatësisht në vitin 2000 me këngën “1000 ëndrra“ një duet me motrën e saj Eranda Libohova dhe në vitin 2004 me HIT-in “Prapë tek ti do të vij.” Por ka qenë pikërisht 2004-ta viti që shënoi mbylljen e atij “kapitulli” për këngëtaren. Ajo që tërhequr atëherë duke thënë se nuk do të merrte më pjesë nëpër festivale.
Megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë është një shprehje e vjetër, dhe në rastin e Irmës, tani, ajo duket se po vihet më së miri në jetë pasi artistja e shumëvlerësuar do të rikthehet këtë radhë tek “Kënga Magjike” ku ka prezantuar edhe këngën “E jona” e cila është pritur mjaft mirë nga publiku që tani.
Por duket se motra e saj, Eranda nuk do të jetë fansaj e saj në “Kënga Magjike 2022” pasi ajo ka treguar mbështetjen e saj për një tjetër këngëtare, Ergita Bahjas. Kjo e fundit është në kategorinë e Neë Artist (artistëve të rinj)./albeu.com/