Skënder Hita i pakënaqur me Policinë e Shkodrës, takim me strukturat: Duhen rezultate më të forta!

Këtë të martë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim në Shkodër, me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë të këtij qarku.

Gjatë mbledhjes, Hita është shfaqur i pakënaqur me Policinë Vendore të Shkodrës, drejtori të cilën e drejtoi për një periudhë pothuajse 4 mujore në vitin 2021.

Të lidhura

None found

Pakënaqësitë e Hitës lidhen me zbulueshmërinë e vrasjeve, kriminalitetin, grupet kriminale, kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, trafikun rrugor deri tek sigurinë në shkolla.

Ai ka kërkuar rezultate më të larta nga policia e Shkodrës, si dhe një efektshmëri më të mëdha në goditjen e grupeve kriminale si dhe zbulimin e krimeve të ndodhura, veçanërisht vrasjeve dhe kultivimit të drogës, duke qenë se Shkodra vijon të jetë një qark problematik.

Kjo mbledhje përkoi në të njëjtën ditë kur në Shkodër ndodhi një ngjarje e rëndë, vrasja e shtetasit Ylber Luli nga autori i dyshuar Andri Vulaj që policia e arrestoi menjëherë pas këtij krimi.


Shtuar 8.09.2026 13:29

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiszirvebetjojobetjojobetsekabetjojobetBahsegelJojobet Giriş