Influencerja thotë se Ronaldo është personazhi i famshëm më i keq që ka takuar, futbollisti i kishte folur tërë natën vetëm për një çështje

Influencerja e njohur Sanne Josefson, ka dhënë një deklaratë befasuese për yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

Ajo tha se Ronaldo ishte personazhi i famshëm më i keq që kishte takuar, shkruan The Sun.

Josefson këto pretendime i tha gjatë një interviste me gazetën Expressen, duke kujtuar takimin që kishte pasur me futbollistin portugez.

Influencerja pretendon se ajo dhe shoqja e saj u ndeshën me Ronaldon dhe menaxherin e këtij të fundit në hotel në Los Angeles.

Sipas saj, agjenti i futbollistit të njohur i ftoi këto të dyja të bashkohen në tavolinën e tyre luksoze.

Por, shpejt e kuptoi se ajo kishte shumë pak gjëra të përbashkëta me fituesin pesë herë të Ballon d-Or.

“Menaxherit të tij më duket se i pëlqente shoqja ime, kështu na ftuan për një pije në hotelin Beverly Hills. Nuk patëm ndonjë bisedë”, theksoi ajo.

“Donim të porosisnim diçka, më pasi ai [Ronaldo] porositi ujë”. ‘Dua të ruaj muskujt e mi six-pack’. Pastaj mendova se nuk kemi shumë për të folur”.

Nuk ishte diçka për t’u habitur duke qenë se dihet që ish-futbollisti i Manchester United dhe Real Madridit njihet për dietën e tij të pastër, dhe vendimin për të limituar alkoolin.


Shtuar 19.06.2024 18:55