Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin britanik, ku katër persona kanë pësuar plagë si pasojë e një sulmi me armë të ftohtë. Lajmi u bë i ditur nga ana e Shërbimit të Ambulancës së Londrës.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit u dyndën forca të shumta policore, ekipe të shërbimit emergjent dhe mjekë të urgjencës. Në operacionin e shpëtimit u angazhua edhe Ambulanca Ajrore e Londrës, e cila mbërriti pas thirrjes së marrë rreth orës 14:19.
Të lidhura
None found
Si pasojë e kësaj situate, rruga Bromley High Street, ku ndodhi krimi, është bllokuar plotësisht për qarkullimin e mjeteve në të dyja kahet. Autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e personit përgjegjës.
Një dëshmi nga vendi i ngjarjes vjen nga menaxherja e lokalit të basteve Merkur Slots. Ajo rrëfeu se kishte vënë re një konflikt të dhunshëm që shpërtheu papritur në High Street. E trembur nga ajo që po ndodhte, ajo vendosi të siguronte tre klientë që ndodheshin brenda lokalit, duke i mbyllur ata derisa trazira të merrte fund.
