Merr flakë makina në ecje në Tiranë, dyshimet e para

Një makinë në Tiranë ka marrë flakë në ecje. Mjeti është djegur plotësisht, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në makinë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 29.12.2021, rreth orës 18:20, në rrugën “Azem Meshi” ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin L. M.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com


Shtuar 29.12.2021 18:50