Ia ka marrë zemrën dikujt duke gatuar? Arnita Beqiraj: Unë funksionoj anasjelltas

Arnita Beqiraj mund të mos jetë eksperte në gatim, por kjo nuk do të thotë që ajo nuk eksperimenton në kuzhinë dhe madje disa pjata “i qan”.

Por a ia ka dalë që përmes gatimit t’ia marrë dikujt zemrën? Përballë kësaj pyetjeje është vënë Arnita sot e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan.

Unë funksionoj anasjelltas. Duhet që të ma ketë rrëmbyer dikush zemrën që t’i gatuaj“, -është përgjigjur regjisorja duke konfirmuar më pas se kjo e fundit ka ndodhur. “Patjetër që po!”

Më tej, ajo ndau një nga gatimet që ia kanë pëlqyer më shumë.

Shoku im i ngushtë, besoj ju e njihni, ka fiksim një rizoto që kam bërë unë, një ‘riso nero’ që është integrali, me karkalec dhe me krem avokadoje. Kështu që unë tentoj, përpiqem, por të thashë, nuk është që kam një firmë timen që të shkoj e ta firmos“, -tregoi Arnita.

Megjithatë pjata që ajo “qan” me të vërtetë është ushqimi më tradicional shqiptar, pikërisht fasulet.

Mos qeshni, por unë mund të qaj fasulet. E kam me të vërtetë”, -tha ajo.


Shtuar 18.07.2024 15:50