I “zuri vendin” në Përputhen, por çfarë mendon Bora Zemani për prezantuesen e re

Moderatorja e “Për’puthen”, Bora Zemani, ka munguar edhe në këtë puntatë të reality show-t për herë të dytë rradhazi.

Ajo u zëvëndësua nga një prej konkurrenteve, Ana Lleshi, ndërkohë që këtë të shtunë, ishte pikërisht Elona Duro që moderoi programin, një personazh që e kemi parë në rolin e opinionistes, duke dhënë komentet e saj rreth ngjarjeve dhe dinamikave të ndodhura gjatë spektaklit.

Elona tha se shpreson që ta pranojë publiku nga ekrani dhe studioja këtë ndryshim, ashtu siç është pranuar Bora Zemani, “e zonja e shtëpisë”.

Ndërkohë Bora e ka dhënë mendimin e saj për Elonën në një InstaStory.

“Elona Duro një yll në Përputhen. Faleminderit shpirt i bukur”, ka shkruar moderatorja duke treguar kështu mendimin pozitiv./albeu.com/


Shtuar 30.01.2022 10:32