I vunë kyçin rezidencës në Kaliforni, burimi: JLO dhe Ben Affleck do të divorcohen

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck prej kohësh përflitet se janë ndarë nga njëri-tjetri, teksa mediat ndërkombëtare raportojnë se tashmë kanë nisur edhe procesin e divorcit.

“Në këtë pikë, ata thjesht po bëjnë gjënë e tyre. Ata e nisën këtë marrëdhënie shumë optimiste dhe besonin se gjërat mund të ndryshonin, por nuk kanë ndryshuar”, tha burimi.

Gjatë fundjavës, media të shumta raportuan se çifti i vendosi kyçin rezidencës së tyre prej 60 milionë dollarësh në Beverly Hills, Kaliforni,  vetëm një vit pasi e blenë pronën.


Shtuar 11.06.2024 11:43

Tags: ,