I quajti vajzat prostituta, Bleona Qerreti i kthehet ashpër Robert Aliajt (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Love Story”, opinionisti Robert Aliaj pati një përplasje të ashpër me vajzat, me Sellmën në veçanti. Gjatë përplasjes, ai u shpreh kundër vajzave që bëjnë buzët.

“Tani do flas si baba, të gjithë djemtë shqiptarë duhet të largohen nga femrat që i bëjnë dhe buzët si puçërr, si homorroide në këtë moshë. Një femër që kërkon të bëjë këto deformime…Unë djalit tim dhe çdo djali i them të largohet nga këto vajza”, tha Roberti ndër të tjera.

Nga ana tjetër, opinionistja Bleona Qereti mbështeti vajzat, teksa tha se është në të drejtën e tyre të bëjnë e të veshin çfarë të duan. Ajo i këshilloi të merren vetëm me spektaklin dhe të fokusohen te dashuria.

“Vajza dhe djem a mund të fokusohemi tek dashuria. Sepse konflikti nuk sjell asgjë. Vajza doni të bëni buzët i bëni, vishni çfarë të doni, veshja juaj nuk tregon karakterin tuaj. Vlerat përcaktohen nga familja dhe mënyra se si u ka edukuar familja. Vajzat ë bëjnë çfarë të duan, të vishen si të duan, është viti 2021.

Ajo që po them është a mund të fokusohemi tek dashuria? U bënë 45 minuta që po flasim për një gjë kot. Roberti atakoi një fenomen të shtrembëruar të Instagramit dhe nuk mund të kalohen gjërat personale. Jemi në një show dhe mos tejkaloni asgjë, mos u merrni as me mamin dhe as me babin”, u shpreh Bleona.


Shtuar 21.12.2021 11:07