“I përdor vajzës Photoshop për belin”, Ardit Gjebrea i kthehet ndjekëses (FOTO LAJM)

Pas një viti e gjysmë, Ardit Gjerbrea, bashkëshortja dhe Ana janë bashkuar me djalin e tyre dhe po kalojnë bashkë pushimet. Këtë e ka zbuluar vetë moderator në rrjetet sociale nga ku publikon herë pas here foto familjare, dhe një pjesë të mirë të fotove e ze Ana, vajza e tij.

Së fundmi, Arditi ndau një foto të Anës, e cila shihej duke pozuar buzë detit e veshur me një palë xhinse ngjyrë blu dhe me një bluzë (crop top), që i tregonte barkun. Ana duket mjaft elegante dhe këtë e kanë vënë re edhe ndjekësit që e kanë komplimentuar tek komentet.

“Gëzimi im“, shkroi moderatori krahas imazhit.

Mirëpo, një ndjekëseje i ka bërë përshtypje barku i Anës që duket shumë i tonifikuar e nisur nga kjo, e ka akuzuar Arditin se ka përdorur photoshop për t’i rregulluar këtë pjesë të trupit vazjës. Moderatori e ka parë këtë koment dhe i ka kthyer një përgjigje me shumë sportivitet.

“Duke i përdorur photoshop vajzës që tani te beli”, i shkroi ndjekësja, ndërsa Arditi ia ktheu: “Kurrë photoshop në fotot e mia, goxha kompliment ky i yti”.


Shtuar 9.08.2021 11:40