I marrosur pas Adrola Dushit, Capital T i bën surprizën romantike (FOTO LAJM)

Adrola Dushi dhe Capital T po jetojnë një romacë dhe po e konfirmojnë atë në heshtje.

Pak ditë më parë modelja dhe këngëtari publikuan foto me vendodhje të dy në Maldive, por asnjë foto bashkë.

Një një nga fotot e reperit dallohej qartë tek sytë një femër me flokë të kapur topuz që ka shkrepur foton. Këtë gjë e kanë vënë re edhe ndjekësit e tij, të cilët i kanë komentuar.

Më pas dyshja ka bërë sërish të njëjtën skemë. Të dy në New York, në të njëjtën kohë, pas udhëtimit në Maldive.

Cifti vazhdon të ndodhet në New York, teksa publikojnë foto me të njëjtin location por thjesht nuk shfaqen së bashku në të njëjtën pozë.

Mbrëmë, reperi i ka bërë dhuratën më romantike partneres së tij, të cilën Adrola s’na e kurseu në rrjete sociale.

Ajo mori një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, ndërsa gëzimi i lexohej fare qartë në portret.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi)

Shtuar 2.04.2021 11:04