Basha jep premtimin nga Kukësi: Do hiqet trau i Kalimashit!

Kreu demokrat,  Lulzim Basha ka premtuar para demokratëve në Kukës se ndryshimi i parë që do të bëjnë është heqja e traut në Rrugën e Kombit.

Sipas kryedemokratit vota për PD është ta për heqjen e traut dhe çdo pengese tjetër.

“Shikojeni edhe tre javë këtë tra. Më 25 prill Shqipëria voton ndryshimin. Kukësi voton ndryshimin dhe ndryshimi i parë për çdo shqiptar nga Konispoli në Podujevë do të jetë heqja e traut. Nuk ka kaluar shumë kohë nga ai moment që na i mbushi zemrat me një besim si qytetarë të një kombi që ndërtoi tunelin më të gjatë në Ballkan dhe lidhi Shqipërinë me Kosovën. Vota për nr 9 është vota për heqjen e traut dhe çdo pengese,” tha Basha.

Kreu i demokratëve është pritur me ovacione nga simpatizantët ndërsa u bëri thirrje që të ruajnë distancën dhe të mbajnë maskën.


Shtuar 2.04.2021 11:47