I dolën fjalë për Fatjonin, por Tea qenka në lidhje me shokun e tij (FOTO LAJM)

Tea e ka hedhur pas krahëve historinë me Beartin dhe ka nisur një lidhje të re. Këtë e ka treguar vetë ish-konkurrentja si nëpër intervista, por edhe me postimin e fundit në Instagram ku shkruan se nuk është më beqare.

Tea ka zbuluar edhe diçka më shumë duke thënë se djali në fjalë është shok me Fation Kuqarin prandaj nuk bëhet xheloz kur i sheh bashkë.

“Fationi është rob zoti dhe janë miq”-përgjigjet Tea, e cila më parë ka treguar se nuk do e bëjë më kurrë publik të dashurin.


Shtuar 3.07.2021 08:27