Vidhte karburant nga mjetet e parkuara, arrestohet 51-vjeçari në Vlorë

Dy persona janë arrestuar në Vlorë për vepra të ndryshme penale. Policia ka vënë në pranga I.M., 51 vjeç pasi është kapur duke vjedhur naftën e makinave të parkuara për ndërtimin e rrugës së By Pass-it në Vlorë.. Gjithashtu është arrestuar një 19-vjeçar për drejtim mjeti pa patentë.

Në kërkim është shpallur një 61-vjeçar me iniciale F.V., pasi ka goditur për shkak të detyrës një punonjës të Ujësjellsit.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjëndje të lirë një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 51 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke vjedhur një sasi karburanti nga mjetet e parkuara për ndërtimin e rrugës së By Pass-it në Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan në gjendje të lirë, shtetasin F. V., 61 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës një punonjës të Ujësjellsit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 19 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 3.07.2021 08:32