I dedikoi tatuazh, Fifi merr vendimin drastik pas fejesës së Stracciatell-ës (FOTO LAJM)

Fifi ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave pas lajmeve se djalit që ajo i ka dedikuar këngë, Xhulio është fejuar. Madje Fifi publikoi edhe një video e përlotur teksa dëgjonte këngën “Jetike” dhe të gjithë e lidhën me situatën që ajo po përjetonte.

Kujtojmë se në një nga puntatat e “Shiko kush luan”, Fifi u pyet se çfarë kuptimi ka fjala “stracciatella” që ajo e ka bërë tatuazh në trup dhe këngëtarja tregoi se këtë fjalë ja dedikon të dashurit të saj, që i thërret me përkëdheli në këtë mënyrë.

“Stracciatella e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, është shprehur ajo.

Ndërkohë diten e djeshme ajo ka realizuar nje bisede virtuale ne Instagram me ndjekësit dhe dikush e ka pyetur per tatuazhet.

“Kam 9 tatuazhe n’kajmak. Dhe do shtohen disa e kismet do fshihen disa”, është përgjigjur këngëtarja dhe me siguri ka vendosur te fshi “emrin” e ish te dashurit nga trupi./albeu.com/

Këngëtarja është shprehur gjithmonë për dashurinë në këngët e saj dhe jo vetëm. Ajo nuk ka ngurruar asnjëherë që të shprehë publikisht se është e dashuruar.

Më herët, këngëtarja tregoi dhe historinë e saj të dashurisë me një person me inicialin Xh, të cilin e ka dashur:
“Ta tregoj për 10 sekonda. Nuk nisi kurrë. Thjesht kam dashuruar unë, m’u desh të kuptoja që nuk do të isha ndonjëherë me të dhe i kam ushqyer vetes një dashuri të pamundur. Në fakt nesër ne nuk e dimë se ç’mund të ndodhë, por ajo dashuri mua më ka bërë shumë mirë. Faleminderit”.


Shtuar 20.08.2021 11:25