Artisti nga Kosova Besart Kelmendi, i njohur nga të gjithë me emrin “Gjesti”, është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother Albania 4”, duke shkaktuar trazira jo vetëm në shtëpi, por edhe në publik.
Pas 85 ditësh qëndrimi në “Big Brother Vip Kosova 3”, Gjesti u largua dhe vetëm të nesërmen u bë pjesë e edicionit në Shqipëri.
Megjithatë, pak dihet për jetën e tij para se të bëhej pjesë e lojës. Në një koment të një fansi, u zbuluan detaje emocionuese nga jeta private e Gjestit.
Sipas këtij komenti, Gjesti është rritur larg prindërve biologjikë dhe është adoptuar nga një çift që e kanë dashur si fëmijën e tyre.
Kjo histori ka prekur thellë zemrat e publikut, duke e bërë atë edhe më të dashur për ndjekësit e tij.
Gjesti ka treguar se është një lojtar i fortë, si dhe një personazh që di të mbajë publikun të mbërthyer pas ekranit.
Me hyrjen e tij në “Big Brother Vip Albania 4”, ai është gati të sjellë energji dhe dinamika të reja në lojë.
Fansat e tij janë të bindur se ai do të shkëlqejë edhe në këtë edicion, duke e kthyer në një nga figurat më të paharrueshme të reality show-t në Shqipëri dhe Kosovë.
Vetë këngëtari ka preferuar që mos të flasë rreth kësaj teme, por të flasë për familjen e tij vetëm me dashuri dhe mall.
Familjarët e Gjestit, kanë reaguar për herë të parë pasi këngëtari iu bashkua shtëpisë së “Brother VIP Albania”, 24 orë pas largimit nga “Big Brother VIP Kosova”.
Në një postim në llogarinë e Gjestit në “Instagram”, familjarët shkruajnë se janë pa fjalë për gjithë mbështetjen e madhe që ai po merr.
“Jemi pa fjalë nga përkrahja dhe dashuria që ju publik i dashur i keni dhënë Gjestit gjatë këtij rrugëtimi, e po vazhdoni ende ta përkrahni Gjestin dhe lojën e tij, jemi përjetësisht falenderues për mesazhet e panumërta, e për përkrahjen që nuk po e kurseni asnjëherë, e përkundrazi vetëm po shtohet çdo ditë e më shumë. Gjesti ju do shumë, vazhdoni ta ndiqni e ta përkrahni siç edhe keni bërë deri tash”, thuhet në postim./Panorama