Fleta e votimit, Yuri Kim: Do të mbështesim fuqimisht KQZ-në

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas deklaratës së kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi lidhur me zgjedhjet e 25 prillit, duke i deklaruar mbështetjen e SHBA-ve në procesin e zgjedhorit.

“Unë vetëm pashë konferencën për shtyp të @ICelibashi- shumë mirë të dëgjosh që formati i fletëve të votimit është rënë dakord në mënyrë që ato të shtypen në kohë për zgjedhjet e 25 prillit. Ne fuqimisht mbështesim përpjekjet e KQZ-së për garantuar që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, brenda afateve dhe transparente”, shkruan diplomatja amerikane.

Shtuar 5.04.2021 12:04