“Hiqe dorën nga fytyra ime”, plas mes Alvisës dhe Mikelës në “Përputhen” (VIDEO)

Sot në “Për’puthen” është transmetuar takimi i Albit me vajzën e re, Alesian. Por si gjithmonë, pavarësisht se takimi shkoi shumë mirë, pati debate të ashpra në studio.

Mikela tha se në program ishin krijuar grupe, dhe se Albi ishte kthyer në një “zar” të Alvisës dhe Bashkimit, me të cilin ai ka krijuar shoqëri në program.

Veç Albit, kjo nuk i pëlqeu aspak as Alvisës, që e përgënjeshtroi deklaratën e saj. Mirëpo debat të ashpër pati mes vajzave, e nuk munguan as ngritjet e zërave.

Pjesë nga debati:

Mikela: Kur nuk je e larë mos shko te të tjerët.

Alvisa: Unë jam shumë e larë.

Mikela: Me çfarë je larë?

Alvisa: Me shampo me balsam, me të gjitha.

Mikela: Uroj që pasi të lahesh të shplahesh.

Alvisa: Kam kuptuar që kur njerëzit dredhin muhabetet dhe nuk japin asnjëherë asnjë përgjigje, janë të zhytur.

Mikela:  Më pëlqen shumë që jeni bërë grupe këtu dhe t’ju shohim se sa do ju rrojnë këto grupe kur të dilni.

Albi: Kush i ka grupet dhe se kush i krijoi grupet Mikela e dimë të gjithë.

Mikela: Ti mos fol fare njëherë se ti je bërë zar i këtyre.

Alvisa: Avash njëçikë me zarin ti.

Mikela: Hiqe dorën nga fytyra ime.


Shtuar 17.12.2021 09:55