“Gjynah, je zverdhur o zemra e vogël”, Meritoni debaton me Julin për punët e shtëpisë: Adoleshent i vonuar, je qesharak

Mes Jul Dedës dhe Meriton Mjekiqit ka pasur një debat pasditen e sotme dhe shkak është bërë rregullimi i shtratit.

Ka qenë Meritoni që ka pyetur Julin nëse e ka rregulluar shtratin, dhe përgjigja e këtij të fundit ka qenë me tone ironike, gjë që ka agravuar debatin mes të dyve.

Pjesë nga debati:

Meritoni: A e rregullove shtratin Juli?

Juli: Biri im? Jo me babin. Je zverdhur që mbrëmë, më raftë pika që të fola. Je zverdhur

Meritoni: Kur të rregullosh shtratin, atëherë mund të diskutojmë

Juli: Gjynah, je zverdhur o zemra e vogël

Meritoni: Sa qesharak

Romeo: Pse kapeni për kështu gjërash

Juli: Më ka folur rëndë, më ka folur shumë rëndë. S’ka gjë se është i tensionuar, bën kështu budalliqe.

Meritoni (qesh)

Romeo: Po thotë që i ke folur rëndë mbrëmë

Meritoni: Ndoshta qëndrimi im i duket shumë i rëndë

Juli: Shkolla është gjë e madhe. Je shumë i rëndë plak, nuk po të përballoj dot

Rike: Na lini ne gocave të zihemi, të krijojmë debat

Juli: Të mësojë të sillet, të ketë edukatë

Rike: Është i ri akoma

Meriton: O adoleshent në kohën e shkuar


Shtuar 16.01.2024 19:33