Gjiko sjell së shpejti një duet me djalin e tij, Zërin?

Reperi Gjiko nuk po ndalon këtë sezon!

Javë më parë ai publikoi këngën “Ëhëmmm” në bashkëpunim me Mak Zogaj, dhe kënga shënoi sukses, pasi aktualisht numëron mbi 10 milionë klikime në YouTube.

Dhe kjo nuk është e gjitha pasi surpriza të tjera na presin nga artisti.

Gjiko së shpejti pritet të sjellë bashkëpunimin e tij të radhës, dhe këtë herë me një person super të veçantë për të. Bëhet fjalë për djalin e tij, Zëri Gjikollin.

Kështu ka zbuluar gazetari Labinot Nimani, i cili përmes një postimi në Facebook, shtoi po ashtu se kënga mban vulën e RedBox Entertainment.

 


Shtuar 29.05.2024 17:56

Tags: , ,