Gjesti i buzëqeshi Xhenetës në korridor? Ajo ka diçka për t’i thënë Eglit

Kur menduam se drama mes ish-banorëve të “Big Brother Vip”, kishte përfunduar me finalen… Xheneta vendos ndryshe.

Në një rrëfim të papritur në emisionin Trotuar, ajo zbuloi një moment “të ëmbël” në korridoret e Top Channel – një buzëqeshje (po, vetëm një buzëqeshje) nga Gjesti.

Dhe sipas saj, ka qenë pikërisht ai që e pa i pari. Graciano, që mesa duket i njeh mirë lëvizjet prapa kamerave, e përmendi këtë si një moment që ka lënë përshtypje edhe tek stafi.

Graciano nuk ngurroi t’i përmendte edhe një tjetër emër që gjithmonë ndez situatën – Eglin! Ai e pyeti Xhenetën nëse e kishte takuar në ambientet e televizionit, por përgjigjja që mori, i la të gjithë gojëhapur.

“Nuk i kam takuar në televizion, por kam dëgjuar që po flejnë në të njëjtin hotel ku qëndroj unë në Tiranë. Tani, nuk e di kush po e ndjek kë”, tha ajo me një buzëqeshje që s’dëshiron shumë përkthim.

Pra, ndoshta rrugët e tyre nuk kryqëzohen në ekran, por në hollin e hotelit – historia nuk ka mbaruar.

Për ndjekësit që janë në pritje të “episodit tjetër” jashtë shtëpisë së BBV, kjo ishte një dhuratë e papritur.

Dhe pyetja që na ngacmon të gjithëve: A është kjo thjesht rastësi… apo një lojë që sapo ka nisur?


Shtuar 5.05.2025 08:13