Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli ka festuar së fundmi ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë ajo ka marrë urime të shumta, por fjalët më të bukura ia ka dedikuar i shoqi, Usta.
Ai ka publikuar në rrjete sociale foto të Gentës me dy binjakët e tyre, krahas së cilës i ka premtuar se do jetë pranë saj gjithmonë.
“Je më e bukura nga befasitë që na bën ndonjëherë, je mrekulli, dua gjithçka që ekziston me ty. Unë nuk kam qenë me ty që nga momenti që kur ke lindur. Por të premtoj për gjithçka që tani e tutje deri sa të vdes çdo ditë do të të them urime ditëlindjen. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Të duam shumë. Ivy & Icon dhe Usta”, ka shkruar Usta.