“Gati për pushime”, Eliona Pitarka tregon foton e parë të pasaportës së vajzës (FOTO LAJM)

Aktorja e dashur nga publiku, Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë në muajin mars. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Gala. Që nga momenti i lindjes Eliona ka ndarë me ndjekësit foto të ndryshme të vogëlushes, ku tregon çdo ditë nga rritja e saj.

Së fundmi, aktorja e humorit ka zbuluar foton e pasaportës së Galës, ku shfaqet si një kukull e bukur. Ajo ka treguar se po bëhen gati për pushime, ndaj dhe i ka realizuar të bijës imazhet për mjetin e identifikimit.

“Fotoja e parë për pasaportë e pupushes, po bëhemi gati për pushime”, ka shkruar Eliona krahas fotos të së voglës.


Shtuar 14.06.2021 15:52