Gaia bën 8-muajshe dhe Olta Boka festoi në mënyrën më të veçantë

Verën e kaluar Olta Boka u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të vogëlushes Gaia. Sot Gaia mbush 8 muaj që ka ardhur në jetë dhe këtë ditë speciale këngëtarja e festoi në mënyrën më të bukur.

Olta i ka përgatitur të bijës një tortë të veçantë, e cila nderonte gjyshin e Gaias dhe vjehrrin e Oltës, Shezai Rrokajn, i cili ka shkruar librin e Abetares, prandaj dhe torta ishte bërë me kopertinën e këtij libri.

“8 mujorin e festuam me tortën më speciale, në nder të njërit prej autorëve të Abetares, të cilin Gaia ka fatin ta ketë gjysh”, shkruan Olta.


Shtuar 16.03.2021 15:31