Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë me datë 1 Tetor. Dasma e tyre me të ftuar VIP u komentua gjatë në media.
Së fundmi, Rudina ka publikuar në rrjete sociale foto me fustanin e tretë dhe vëmendjen e ka marrë komenti i një ndjekësje.
“Zemra, fustanet snuk…s’bëjnë fare”, i ka shkruar ajo.
Aktorja nuk ia ka kursyer një përgjigje, duke i thënë me ironi “Si nuk të pyeta më parë! Aman më fal!”.