Marrëdhënia mes Donaldit dhe Beatrix si duket vazhdon akoma duke u ftohur. Pasditen e sotme ata të dy ishin shtrirë në divanet e sallonit kokë më kokë, por Donaldi dukej shumë i përhumbur.
Beatrix e pyet se pse shikon dritat e tavanit, dhe ai i përgjigjet duke i thënë se po mendon për botën jashtë.
Kjo gjë e ka mërzitur Trixën e cila ka kërkuar vëmendjen e tij.
“Pse mendon për botën jashtë kur më ke mua këtu brenda, gjithë ky yll. Ik rri mendo për botën tënde jashtë, unë kam botën time këtu brenda momentalisht”, i tha ajo dhe u largua./albeu.com
View this post on Instagram