Raphinha largohet nga grumbullimi i Brazilit dhe rikthehet në Barcelonë

Raphinha nuk do të jetë pjesë e Brazilit në miqësoren e kësaj të shtune ndaj Indisë, pasi është liruar nga grumbullimi për shkak të një shqetësimi fizik.

Futbollisti që mban numrin 10 te Canarinhas pësoi dhimbje në kofshën e djathtë dhe u zëvendësua në pushim të ndeshjes, të cilën Brazili e fitoi së fundmi kundër Australisë.

Të lidhura

None found

Siç raportoi Globo Esporte, Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) i dha leje lojtarit të largohej, në mënyrë që të udhëtonte menjëherë drejt Barcelonës dhe të niste trajtimin. Kontrollet mjekësore nuk zbuluan ndonjë dëmtim serioz, por vetëm një ënjtje të lehtë.

Vendimi u mor si masë parandaluese, veçanërisht për shkak të historikut të tij fizik. Gjatë sezonit të kaluar, Raphinha pësoi katër dëmtime në të njëjtën kofshë dhe qëndroi më shumë se 150 ditë jashtë fushës.

Pas largimit të tij në minutën e fundit, stafi teknik i Brazilit vendosi të mos ftonte një tjetër lojtar për të plotësuar grupin.


Shtuar më 30.09.2026 10:03

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetholiganbetholiganbet girişbetpark girişbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş