FOTOT/ U tha se janë duke u divorcuar, fotot e fundit të Xhensilës dhe Besit krijojn dyshime të reja

Një nga çiftet më të njohura të estradës shqiptare Xhensila dhe Besi, nuk kanë konfirmuar e as hedhur poshtë zërat, por pas veprimeve të tyre, fansat janë të sigurt për ndarje, ose të paktën krisje në marrëdhënie.

Ata nuk ndiqen më me njëri tjetrin në Instagram, ndërsa dyshimet janë përforcuar edhe më shumë, pasi dyshja kanë hequr edhe fotot e tyre së bashku, në rrjetet përkatëse sociale.

Së fundmi në rrjet flitet edhe për divorc, por një veprim i dyshes ka ngritur sërish dyshime. Ata kanë hedhur të dy në Instagram foto nga Italia, të dy në koncerte të ndryshme. Këngëtarja dhe aktori janë kujdesur të shënojnë vendodhjen e tyre, mbase për të treguar se nuk janë bashkë, por deri më tani nuk dihet.

Pak kohë më parë çifti u bënë prindër për herë të dytë, pas Ajkës, me një djalë, të cilin e quajtën Amen. Kjo nuk është hera e parë që flitet për një ndarje të çiftit, por duket më serioze se herët e tjera, ndërsa të dy kanë zgjedhur të heshtin.


Shtuar 24.02.2024 18:09