Ish-banorja e BBV2, Mikela Pupa ka publikuar disa orë më parë disa foto ku i duket barku i rrumbullakosur.
Ajo pozon me mikeshën e saj të ngushtë, Efi Dhedhes, duke e mbajtur dorën te barku gjysmë i zbuluar. Vajzat kanë pozuar të qeshura dhe duket qartë lumturia në sytë e të dyjve.
Këngëtarja Semi Jaupaj i ka komentuar Mikelës duke e uruar, mes shumë njerëzve të tjerë dhe ajo ia ka pëlqyer komentin.
Të gjitha këto të bëjnë të mendosh se ajo është në pritje të ëmbël dhe barku nuk është thjesht nga ushqimi.
Megjithatë, presim një konfirmim zyrtar nga Mikela.