FOTO/ Masakrimi i të resë, Antonela Berisha shfaqet për herë të parë në publik

Antonela Berisha është shfaqur për herë të parë pas pretendimeve se ka porositur një person për të dhunuar fizikisht 24-vjeçaren e identifikuar si Klea Prenga.

Edhe pse u tha se është në kërkim nga policia, Antonela qëndron e lirë dhe e pa shqetësuar, teksa pak më parë ka postuar disa foto në llogarinë e saj të biznesit në Instagram.

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” dhe “Përputhen” shihet duke reklamuar koleksionin e ri të veshjeve, sikur të mos ketë ndodhur asnjë gjë.


Shtuar 13.08.2024 18:25