FOTO/ Mami Kiara e mbajti 9 muaj në bark, por duket se Luna Mari është kopje Luizit

Moderatorja Kiara Tito dhe Luiz Ejlli dy javë më parë janë bërë prindër për herë të parë, e vogla e tyre Luna Mari Ejlli ka ardhur në jetë.

Së fundmi Kiara ka ndarë me ndjekësit një foto të vogëlushes, duke i mbuluar fytyrën.

“Bëra një dëshirë dhe ajo m’u realizua”- shkruan ajo krahas fotos së Lunës, duke treguar se mezi ka pritur që të mbajë në krahë të voglën e saj.

Megjithatë vëmendjen e ka marrë një koment i Luizit në postimin e moderatores.Këngëtari ka treguar se Luna i ka ngjarë atij edhe te nga gishtat e këmbës.

“Veç gishtat e këmbës i ka si unë të tjerat dihet…si unë prap”– ka shkruar këngëtari.


Shtuar 17.05.2024 10:35