FOTO/ Luana Vjollca bën gjestin e bukur, i blen fustan vajzës që nuk kishte mundësi të shkonte në Maturë

Moderatorja Luana Vjollca është treguar sërish e pakursyer ndaj mbështetësve të saj.

Një nga ndjekëset e saj në Instagram, e cila thotë se familja e saj gjendet në vështirësi ekonomike, i ka dërguar Luanës një mesazh, ku i kërkon asaj ndihmë për motrën e saj maturante.

Luana është treguar humane, duke i mundësuar vajzës një fustan për mbrëmjen e saj të Maturës.

“Për vajza luftarake si ti që mësojnë e nuk i dorëzohen vështirësive të jetës, për motrat e super mamin tend jam pafund krenare. God Bless You”, shkruan Luana Vjollca.


Shtuar 3.07.2024 17:37