Familja e Gjestit ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Big Brother VIP, i cili u përjashtua nga ky format për shkak të ofendimeve që ai kishte bërë ndaj këngëtarit duke i thënë “kopil shkine”.
Pas këtij incidenti, një postim i dërguar në profilin e Gjestit në Instagram ka ngjallur shumë reagime, ku familja e tij thekson se “Gjesti është gjak shqiptari.”
Ky mesazh ka marrë mbështetje nga fansat, të cilët kanë shprehur solidaritetin e tyre dhe kanë kritikuar sjelljen e Jozit.
Në këtë postim, familia është shprehur e vendosur në mbështetje të tij dhe ka ripërsëritur rëndësinë e respektit dhe etikës në çdo situatë, duke nxjerrë në pah vlerat e nderit dhe të trashëguara që i përkasin individëve të cilët ndjekin këtë parim.