FOTO/ Jori Delli thotë “largova njerëzit toksikë nga jeta ime…”, por vëmendjen e merr komenti i Arbana Osmanit

Ish banorja e BBV2, Jori Delli, vijon të mbetet mjaft e pëlqyer në sytë e rrjetit dhe publikut. Përtej pamjes së saj fizike, njerëzit vazhdojnë të çmojnë te ajo thjeshtësinë dhe pozitivitetin që përcjell.

Së fundmi, modelja ka postuar një video në rrjetet sociale, ku duket mjaft në formë ndërsa tregon se si duket jeta e saj, pasi ka larguar gjithë njerëzit toksikë.

Mirëpo, vëmendjen e ka marrë komenti i Arbana Osmanit që sigurisht nuk i ka kaluar ky postim aq lehtë, ndërsa komenton: “O Jori o yll” – koment që ka marrë pëlqime dhe reagime nga ndjekësit e modeles.

Duket se Arbana vijon të ketë mjaft konsideratë dhe marrëdhënie të mirë me Jorin.


Shtuar 27.08.2024 13:58