FOTO/ Anna Lika konfirmon zyrtarisht romancën me ish-banorin e “BBV”

Aktorja Anna Lika ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen me ish-banorin e BBV, Bjordi Mezini. Çifti prej kohësh kanë mohuar thashethemet se janë në një romancë, edhe pse gjatë gjithë kohës janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Dhe Anna Lika ka vendosur të bëjë publike duke postuar një foto në rrjetin social Instagram teksa qëndron përkrah regjisorit të filmave.

Prej më shumë se një viti, Bjordi dhe Anna Lika janë ndër çiftet e “showbizz”-it tonë.

Megjithatë, të dy kanë zgjedhur që këtë histori dashurie ta jetojnë larg vëmendjes mediatike.

Aktorja humbi nënën e saj disa muaj më parë dhe Bjordi Mezini i ftuar në emisionin “Pardon My French” në “Top Albania Radio” teksa foli për serialin, sigurisht që nuk mund të ndalej pa thënë disa fjalë për Ana Likën.

 


Shtuar 8.05.2024 11:49