Flor Binaj jep lajmin e mrekulleshëm për vajzën që u përplas nga betonierja në Tiranë dhe shkoi në gjendje kome

Flor Binaj ka shpërndarë pak ëm parë në rrjetet e tij sociale një lajm të mrekullueshëm. Shumë prej jush me siguri duhet të mbajnë mend një aksident të ndodhur kohë më parë në Tiranë, ku betonierja goditi te vijat e bardha një vajzë të mitur.

Ajo sot jeton jetën e dytë, u desh ndihma e gjithë shqiptarëve dhe falë “Fundjavës Ndryshe”, ajo shkoi në Turqi ku ishte në një gjendje shumë të vështirë shëndetësore, por mrekullitë ekzistojnë.

“Lumturim i jashtëzakonshëm sot duke dalë në foto për ditëlindjen e Elenit, vajzës që një betonierë e për plasi tek vijat e bardha duke e dëmtuar aq shumë saqë jeta e saj ishte në fije të perit.

Po të mos ishte për të gjithë bamirësit që dhuruan dhe për fundjavën ndryshe që mundësoi lidhjet me spitalin në Turqi i cili i dha jetën e dytë Elenit…Shumë nga mjekët, familjarët, miqtë, të njohur dhe të panjohur që ndihmuan Elenin nuk besonin që do arrinim këtë ditë, ndaj nuk e di cila fjalë është më e madhe se fjala mrekulli!!I lumtur pafund!Gëzuar ditëlindjen ëngjëll!!!!”, shkruan Flor Binaj në rrjetet sociale.

Një postim që mori sigurisht shumë komente dhe reagime, edhe nga vetë Arbër Hajdari.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)