Fjoralba Ponari flet për herë të parë pas humbjes së mamasë (VIDEO)

Moderatorja e “Portokalli”, Fjoralba Ponari i është bashkuar mbrëmjen e sotme panelit të “Goca dhe Gra”.

Fillimisht ajo ka folur për rikthimin e saj në “Portokalli” si dhe për dhuratën që i bëri partneri për 8 Mars.

Dalina Buzi, u prek dhe përgëzoi Fjoralbën për forcën e saj pas një humbjeje kaq të madhe dhe me lot në sy u shpreh:

“Nuk ka burrë apo gra, kjo është forca, ky është njeriu që vazhdon. Do të doja të përgëzoja. Nuk e dija si ia bën se më ka ndodhur e njëjta gjë me babin por unë kam qenë jashtë shtetit vetëm, ti je këtu e rrethuar me njerëz”.

“Është një dhimbje që nuk dua ta flas, dua ta mbaj për vete, por duhet të vazhdojmë të ecim përpara”- ka thënë moderatorja e përlotur.

Ndonëse momente të vështira për të, Fjoralba sërish ia ka dalë të gjejë forcën për të ecur përpara.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Goca & Gra (@gocadhegra)