Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren Fifi, pasi partneri i saj, Adis Patushi feston ditëlindjen. Ajo nuk ka nguruar t’i bëjë një surprizë në mesnatë, ku i ka kënduar këngën e ditëlindjes dhe duke i dhuruar një tortë në shtrat.
Artistja këtë moment e ka ndarë në Instagram me ndjekësit e saj krahas të cilit ka shkruar: “Adisin Fifi e do shumë. Gëzuar Ninxha im, gëzuar o ma i bukuri botës. Më gjete dashuri dhe do të të ruaj gjithë jetën dhe nëse e kemi gjithë botën kundër”.
View this post on Instagram
Më tej, ajo ka postuar edhe një foto, që e ka shoqëruar me një fjali tepër të ndjerë: “Të gjithë botën e kthej përmbys për ty, gëzuar dashuri”.
View this post on Instagram
Kujtojmë që lidhja mes Fifit dhe Adisit ka qenë gjithmonë shumë e komentuar në mediat rozë, pasi ky i fundit ka qenë i martuar me modelen Adrola Dushi dhe ka një djalë.